Patriotizmi i Rremë dhe trushplarja nga mortaja ideologjike në Kosovë :Hisen BERISHA

Opinion

Për ta përkufizuar karakterin e Kurtit më është dashur të rishikoj shumë autor e studiues, dhe përshkrimin më të sakt ma dha literarura komuniste ruse e kineze. Pas mortajës së lindjes që pllakosi botën, për shqiptarët e Kosovën fatkeqësia më e madhe është Kurti dhe tendenca për të eksperimentuar neokomunizmin me teoritë “xi nao”-niste, një rrezik potencial më i mundshëm se sulmi na Serbia. Në vitin e largët 1950, në Shtator, gazetari Edëard Hunter ishte i pari që dha alarmin për “taktikat e shpëlarjes së trurit, që i detyrojnë kinezët të hyjnë në radhët e Partisë Komuniste”. Ky ishte titulli i shkrimit të tij në Miami Daily Neës. Në artikull dhe më vonë në një libër, Hunter përshkroi se si Ushtria e Kuqe e Mao Ce Dunit përdori teknika të tmerrshme të lashta për të kthyer kinezët në “armë njerëzore”, të pamend, komunistë. Ai e quajti këtë proces hipnotik “shpëlarje truri”, një përkthim fjalë për fjalë nga xi-nao, fjalët në gjuhën mandarin për larje (xi) dhe tru (nao), dhe paralajmëroi për aplikimet e rrezikshme që mund të ketë. Mjerisht ky paralajmërim po ndodhë në formën më ortodokse edhe sot e kësaj dite në shume shoqëri e vende të Botës. Procesi kishte për qëllim të “ndryshonte rrënjësisht një mendje, në mënyrë që pronari i saj të bëhej një kukull e gjallë – një robot njerëzor – pa qenë e dukshme mizoria nga jashtë”. Kjo siç e theksova, po vazhdon të ndodhë, edhe sot në shumë mjedise shoqërorë e shtete. Këtij rreziku po i ekspozohet aktualisht Kosova. Ata që guxojnë të mendojnë me mendjen e tyre, në Kosovë sot, akuzohen gjerësisht nga turma robotike, si tradhtarë, spiunë, anti-kombëtarë, madje edhe budallenj, që nuk kuptojnë vizionin dhe “atdhetarinë” që vjen e pompuar nga Lartë…! Por në një dimension të njëjtë kjo kategori debatikasish dhe shpura e tyre e këshilltarëve kabinetar, medial, komisar politik dhe përfaqësues të errësirës komuniste dhe dekadencës, ndërtues të propagandës, po provojnë ta interpretojnë edhe patriotizmin dhe patriotët. Prandaj, ti referohem mendimeve të vyera të mendjeve të shquara që kanë bërë dallimin në mes patriotizmit të vërtetë dhe atij të rremë si dhe nacionalizmit. Në memoaret e tija Charles de Gaulle, patriotizmin e përkufizon se, “është kur dashuria për popullin tënd vjen e para”. Kurse si antipod të patriotizmit e përkufizon nacionalizmin, apo siç përkufizohet si situatë, “kur urrejtja jote ndaj njerëzve të tjerë, është e para”. Në sqarimin e këtyre koncepteve për njerëzimin, që t’iu ndihmojnë të kuptojnë liderët që i drejtojnë dhe regjimet që instalojnë, kanë përkufizuar kjartë dhe kanë bërë dallimin konceptual të këtyre termave si filozofi Mark Tein. Patriotizmi i vërtetë dhe ai i rremë, vështirë të dallohen për shkak të mënyrës së si propaganda dhe retorika mashtruese, si mekanizma të pushteteve autokratike dhe diktatoriale, i paketon ato. Prandaj në vazhdim do i sjellë përkufizimet mbi patriotizmin për të kuptuar ata që na udhëheqin sot. Patriotizëm është të mbështesësh vendin tënd gjatë gjithë kohës, ndërsa qeverinë tënde, kur e meriton. Patriotizmi i vërtetë, e vë vendin përpara partisë, për të bashkuar vendin për të mirën e të gjithëve. Ndërsa, patriotizmi i rremë, e vë partinë përpara vendit, pavarësisht pretendimeve për të kundërtën. Patriotizmi i vërtetë bazohet në kultivimin e virtyteve, të tilla si barazia, altruizmi dhe llogaridhënia transparente. Ndërsa, patriotizmi i rremë, kufizohet nga megalomania, narcisizmi dhe sociopatia. Patriotizmi i vërtetë, ka të bëjë me krijimin e mundësive të drejta për të gjithë njerëzit që të arrijnë nivelet e tyre më të larta të pasurisë, shëndetit dhe mirëqenies. Ndërsa, patriotizmi i rremë, është një shkak rrënjësor i thellë për përkeqësimin e mundësive të pabarabarta për pasuri, shëndet dhe mirëqenie. Patriotizmi i vërtetë, ka të bëjë me menaxhimin e polariteteve, duke bërë bashkë vlerat individuale me ato kolektive, për të përmirësuar funksionimin e një vendi demokratik dhe për t’i mbajtur ata të bashkuar nën një flamur. Ndërsa, patriotizmi i rremë, nxit polarizimin e shoqërisë, me synimin thelbësor për të përmbysur kushtetutën dhe gjithçka që është arritur ndër dekada dhe breza. Këto janë përkufizimet të cilat e përshkruajnë më së miri karakterin e tij eksperimental “xi-mao-nist. Një është e ditur nga historia e krijimt të shteteve e kombeve se, lëvizjet internacionaliste, nuk kanë arritur kurrë të zgjidhin problemet nacionale të popujve. Përveç eksperimentimit përvec eksperimentimit për të transformuar njeriun në makineri, që provoj Hitleri, apo edhe krijimin e “njeriut komunist”, që provuan diktaturat komuniste, duke e zhveshur së pari, nga besimin në Zot, zhbërja e konceptit familje dhe vlerat e saj t’ia nënshtroj partisë e ideologjisë, zhveshjen nga prona, për t’ia përdhosur dinjitetin, duke e kthyer në lejfenist apo hipokrit social, që e mbajnë të disiplinuar, të frikësuar, pa vetëbesim, e pa tru, brenda qarkut të mbyllur të të menduarit – ideologjisë, deri te mbivendosja ligjit dhe institucioneve me logjiken “shteti jam unë”. Prandaj rreziku që sollën, ishte mortajë, ngase si ideologji, shumë shpejtë do kthehej në viktimë të mekanizmave që vet i krijoi. Janë të njohura diktaturat e diktatorët famëkeq që kanë buruar nga nacionalizmi i majtë, siç e kemi rastin me Hitlerin, Musolinin, Stalinin, Enverin, Maon, Kastron, Milloshevicin, e sot Kim Yongun, e deri te debatikasi në rritje, Kurti i vogël me ambicie të mëdha. Pra viktimat e të gjithë këtyre diktatorëve, që kanë prodhuar nacionalizmi i majtë, në Evropë, Azi, Afrikë e Amerikë latine, kanë qenë gjithmonë patriotët konservator e të djathtë, që kanë luftuar për të ruajtur identitetin kombëtar e shtetëror. Për një shekull, provuan stërkeqien deri në zhbërjen e të djathtës konservatore përmes “propagandës së kuqe” dhe eksperimentimi i “njeriut komunist”. Por kjo nuk u arrit, historia tregon se jo vetëm në shqiptari por edhe në Botë e me theks në SHBA, e djathta konservatore është bartëse e vlerave dhe trashëgimisë kombëtare dhe historike, duke kultivuar parimet si: besimi në Zot, vlerat e familjes, pronën dhe kushtetutën/ligjin. Kjo filozofi ka qendrat e veta të vendimmarrjes dhe mbështetjes, që ruajn identitetin dhe vlerat nacionale të kombeve si, konservatoret anglez në Londër, republikanet në Uashington dhe lëvizja popullore në Evropë. Kurse në trevën e Ballkanit, e djathta përjetoi “mortajën e kuqe komuniste” ruse në trajtën më antihumane. Në kombin tonë e djathta konservatore, u përfaqësua nga forcat patriotike që vinin nga Oxhaqet shqiptar, të cilët u sfiduan nga bolshevizmi Moskovit dhe disa qendra evropiane kryesisht nga familja politike pan komuniste si “Internacionalja socialiste”. Kjo filloi me ligjin për kulakët, duke i zhbërë të gjitha familijet patriotike, që nuk e pranuar regjimin bolshevik rus, duke ua ua konfiskuar pasuritë, shkatërruar familjet me interrnim, diskriminuar fëmijet pa të drejtë shkollimi, deri edhe në eliminim fizik nëprë kampe internimi. Jo rastësisht në mediat tona, kur pretendohet lufta ndaj “rrezikut nga ekstremizmat” ju japin konotacion politik duke provuar ti përdorin si “armë” të luftës politike. Vërehet tendenca e disa kolaboratorëve nëpër emisione televizive që të djathtën shqiptare ta barazojnë me lëvizjet ekstreme. Këto lëvizje në media e në propaganden e internacionalsocialistëve të Lëvisjes neokomuniste të VV, operojnë nën, e në koordinim me të majtën serbe. Kjo shihet edhe në tendencën e përligjies së simboleve ultranacionaliste serbo-çetnike që jan sinonim i krimit e gjenocidit historikisht ndaj kombit shqiptarë, siç i kishim rastet në Drenicë e në aeroportin “Adem Jashari” të Prishitnës, nga përkrahës e votues të LVV. Kjo e bën imediate nevojën që këto vlera të kodifikohen e mbrohen me ligj. Duhet me doemos të miratohet ligji për dënimin e krimeve të komunizmit dhe ludracionit.