Fryma poetike e së dielës me poetin;-Xhemkadri KASTRATI

S’JAM DHE AQ

———————-

Nuk jam aq i butë sa t’shkrihem

Për të tillë pra të mos më merrni

Por jo aq dhe i fortë sa s’thyhem

Veç mllefin të mos ma nxjerrni.

S’kam qenë kurrë i lehtë si era

As nuk isha i rëndë si shkëmbi

Ndoshta dhe s’kisha aq vlera

Koha shumë më nëpërkëmbi.

Mbërrita në kohë kur s’pat liri

Që kur jam, s’e mbaj në mend

Kështu u rrita, pa qenë fëmijë

N’vatrën time, n’vend pa vend.

Nuk kam qenë dhe shumë inert

Kurrë s’kam eksplodurar lehtë

S’isha i urtë shumë, as i sertë

Dhe s’kam qenë as gjaknxehtë.

S’mund të them që s’jam i mirë

Por ndodh edhe të zemërohem

S’jam xheloz as nuk kam smirë

Pse pa shkak unë të sulmohem.

Kështu vazhdoni të më sulmoni

Dhe unë të vazhdoj të mbrohem

Mos t’turpëroheni kur t’veproni

Në vend tuajin, unë turpërohem!

/QendraPress.com/