Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Rexhep F.MORINA
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/rexhep-morina-2.jpg)
NDYHET TËRË JETA
——————————————
Sërish karvanit tënd ia vure një të parë,
O populli im i mirë, si tregohesh xanxar.
Nuk i bënë nder vetës, të prij një trutharë,
Kur në vështirësi, burra ke nxjerr në ballë.
Ke dhënë prova nëpër vite,me bijtë luftëtar,
Si gënjehesh aq lehtësisht,nga një magjistar.
Që të përgjum me hipnotizime burdushiane,
Duke e lidhur fatin politik, si nyja gordiane.
Fatin po e lidhni me duart e një poshtëruesi,
Që të fyen përditë, e tallet me ju mashtruesi.
“Ju me besoni fëmijët thoshte”,se jam baba,
A mos vallë,ua lëroi nënat, si plugu ndër ara.
Kështu verbërisht marionetën e madhëroni,
Ia përkëdhel sedrën, në letargji pas i shkoni.
Me veprime të ulëta nga tuhafët e çoroditur,
Ndyhet tërë jeta,kur t’qeveris një i babëzitur.
/QendraPress.com/