Fryma poetike e së mërkurës me poetin;- Hatip HULAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2025/02/hatip-hulaj.jpg)
ENIGMË MBETI !
————————————–
Qaje dhimbshëm me dënesje
lotët e arta të pikonin faqeve
fjalë nuk nxirrje nga goja
frymë me vështirësi merrje.
Takim i papritur,takim i rrëfimit
i cili ia kthej dashurisë pikëllimin,
vetëm një fjalë doja të dëgjoj
ishte e vërtetë ajo që përgojojnë .
Më shikoje me sy të habitur
por goja s’të hapej qëndroje e nemitur,
qaje dhe dënesje edhe më shumë
por s’the asgjë për atë që pyeta unë.
Ndoshta isha i rreptë për kushtet e mia
ti do të ishe vetëm e imja,
nëse i ke prekur dorën dikujt me dashuri
nuk do ta falja kurrë për jetë ty.
Ashtu i dëshpëruar nga dhoma dola
vetëm të shikova, asgjë nuk fola,
mbete duarzgjatur në drejtimin tim
asnjë fjalë se fole shikoje me pikëllim.
M’u dhimbse shumë, zemra më plasi
kësi fund dashurie as në roman nuk hasi,
ika nga ti me shpirt të lënduar
mbylla zemrën me çelës për të harruar.
/QendraPress.com/