Çaste poetike me poeten:- Abide Peci Gashi

NJË DHURATË NGA ZOTI
——————————–
Të njëjtën ditë, të njëjtën datë,
Kur unë isha shumë e pikëlluar,
Zoti nuk më lë me qajë,
Me një mbesë më ka gëzuar!
Mungesën e nënës time,
Tridhjetë e dy vite e kam vuejtë,
Pas kaq vitesh këtë ditë ndjejë gëzime,
Dhuratë për mua Zoti paska ruejtë!
Herët në agim kur këndoi Këndezi,
Kangën e gëzimit e kishte shumë,
Një lule të bukur e qeli mëngjesi,
Gjyshe dhe teze u lumturuam!
Lulja qeli shumë e bukur
Me sy të shkruar si ngjyra e detit,
E butë si mëndafshi , e lehtë si një flutur,
Ma e ëmbël se shija e kekut!
Po më ndrinë fytyra , po gëzon shpirti i bardhë
Mbesa si yll drite shkëlqeu këtë mëngjes
Bënte dritë si rrezja e parë,
Në urim u këthya çdo shpresë!
Mbesa jonë tu ngjatë jeta,
Qofsh krijesa më e lumtur në botë,
Ty të ruejt e të rritë i madhi Zot!
Të bekoftë me mirësitë dhe bekimet e veta!
24 Qershor 2024, Mitrovicë
/QendraPress.com/