Çaste poetike me poetin;Sahit F.OSMANI

NË AEROPORTIN E JETËS
—————————————–
Kur hyra në aeroportin e jetës
kërkova të drejtën për fluturim
ma kërkuan pasaportën e ndërgjegjës
nëse kisha bëre mëkate në rrugëtim
I hapa kapakët e pasaportës
sikur t’i hapja portat e zemrës
kujdesshëm, vulosur me vizën e dashurisë
s’dija, në çkahje do të fluturoja prej frikës
Diçka po ndodhte me mua
si bar shërues më hynte në shpirt
dehur nga ëndrra mespërmes kufijsh
humba në detin e trazuar të fantazisë!
/QendraPress.com/