Tualetet publike ishin nevojë e qytetarëve dhe në vazhdojmë të ju shërbejmë atyre tha kryetari Totaj.

                  Sot në afërsi të ndërtesës Komunale të Prizrenit në ish lokacionin ku dikur kanë qene tualetet publike, sot janë përuruar ato të rejat dhe moderne, Në këta përurim ishin kryetari Totaj, nënkryetari Gashi , drejtor të ekzekutivit dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Kryetari total me këtë rast potencoi se kjo ishte kërkesë e shumë qytetarëve të Prizrenit dhe veçanërisht e shoqërisë civile, në këtë projekt bashkë me USAID in dhe drejtoria e Shërbimeve Publike kanë punuar dhe sot e përuruam këtë objekt shumë modern. Drejtori i Shërbimeve Publike në Prizren Çelë Lamaj me këtë rast ka theksuar se kjo nismë dhe kërkesë e shoqërisë civile ishte , por edhe nevojë e domosdoshme kur kemi bërë debate publike, vlera e këtij projekt është rreth 150 mije euro, ku USAID ka investuar 18 mijë euro, Unë mund të them se vlera nuk është e madhe, por, si projekt mendojë është projekti më madhor që do të jetë në shërbim të qytetarëve.  Objekti është ndërtuar më të gjithë predispozitat moderne dhe po kështu është edhe për shërbim të personave e me nevoja të veçanta. Për çka me këtë rast edhe ata ishin në përurim të këtij projekti dhe falënderuan komunën e Prizrenit.