Aksion kundër keqpërdorimeve: Shkyçen 21 lidhje ilegale të ujit

Ekipet e Inspektoratit të Kompanisë së Ujësjellësit, Hidroregjioni Jugor kanë zhvilluar një aksion kundër lidhjeve ilegale të ujit, duke identifikuar dhe shkyçur 21 raste të keqpërdorimit të rrjetit të ujësjellësit në Prizren, Suharekë dhe Malishevë. “Gjatë aksionit javor të ekipeve të Inspektoratit të Kompanisë, janë identifikuar dhe shkyçur 21 lidhje ilegale nga rrjeti i ujësjellësit, të realizuara nga konsumatorë të papërgjegjshëm: Prizren – 15 lidhje ilegale, Suharekë – 5 lidhje ilegale dhe Malishevë – 1 lidhje ilegale”, thuhet në njoftimin e kompanisë,