Në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren u mbajtë ceremonia e diplomimit të 420 studentëve, morën pjesë edhe qeveria në detyrë

     Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, dje u organizua  ceremonina e diplomimit të studentëve për vitin 2026, e cila  u mbajtë nga ora 17:30, në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren. Kjo ceremoni organizohet me rastin e shënimit të 83-vjetorit të lindjes së Prof. Ukshin Hoti. Në këtë cermoni morën pjesë kryeminstri në detyrë  Albin Kurti sidhe, Andin Hoti, ministër i Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare, , Hajrulla Çeku, ministër i Arsimit dhe Shkencës, ambasadori i Turqisë në Kosovë, z.Sabri Tunç Angılı, familjet e profesor Ukshin Hotit dhe  shumë mysafirë të tjerë.

Fillimishtëtë pranishmit i ka përshendetur Rektori I Universitet Mentor Alishani, i cili  ka  folur për punën e këtij institcioni universitar dhe ka  uruar të pasadiplomuarit.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 420 studentëve në Universitetin “Ukshin Hoti”, në Prizren.

Në fjalën e tij, ai tha se “sa herë vijmë në Prizren, na kujtohet Lidhja e Prizrenit e 10 qershorit 1878, një nga ngjarjet themeltare të historisë sonë kombëtare. Vetëm pak ditë më parë shënuam 148-vjetorin e saj. E sot jemi sërish në këtë qytet, në diplomimin e 420 studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti”. Teksa kujtojmë edhe 83-vjetorin e lindjes së Prof. Ukshinit”.

Pasi përmendi se nga rreth katër mijë studentë aktivë në Universitetin “Ukshin Hoti”, afërsisht 70% janë vajza e gra, ai foli për rolin e tyre në shtetndërtimin demokratik dhe përparimin shoqëror. “Kur një vajzë hyn në tregun e punës, nuk ndryshon vetëm jeta e saj, ndryshon drejtimi i shoqërisë, përmirësohet e ardhmja e vendit”, shtoi ai.

“Si Qeveri, po i kushtojmë rëndësi të posaçme ndërkombëtarizimit të kapaciteteve akademike. Na gëzon fakti që profesionistë dhe akademikë nga mërgatë jonë shqiptare, po kthehen për ta dhënë përvojën e tyre profesionale në institucionet tona të arsimit të lartë”. tha ai dhe  ka vazhduar Të pranishmit i ka përshendetur edhe i biri I Ukshin Hotit,Andin Hoti, që tani është edhe në detyrën e ministërit të  Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare. I cili me këtë rast ka  bërë një lidhje që  nga ditëlindja e Ukshin Hotit,  ceremonia e diplomimit të studentëve të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren,dhe pastj përmendi ceremonin e ndarjes së Dekoratës Komunale të Rahovecit “Ukshin Hoti” për një figurë madhore të historisë sonë kombëtare, Adem Demaçin. Kjo  ishte një  ceremoni madhështore e organizuar nga ky institucion universitarë,/QendraPress/