Datat 5,6 dhe 7 mars nuk janë vetëm data në kalendar, janë data që ndryshuan jeten në Kosovë

Në sallën e Kuvendit të Prizrenit, ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi e ku ishte , nënkryetari i komunës, përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta, FSK-ja Policia e Kosovës ,Konsulata Turke,ish kryetari i parë i komunës Kadri Kryeziu kleri fetar përfaqësues të Asosacioneve të ndryshme, kuvendarë e të respektuar si drejtorë të ekzekutivit dhe kompanish dhe të tjerë, mbajtën mbledhjen solemne në përkushtim të Epopesë së UÇK-së dhe në përkujtim të familjes legjendare e komandantit Adem Jashari.
Fillimisht të pranishmit i përshëndeti kryesuesja Antigona Bytyçi,Ku pastaj fjalën ia dha kryesueseve të grupeve të kuvendarëve duke filluar me Karanfil Haxhillari, nga LVV.Adrit Krasniqi nga PDK-ja .Përfaqësuesi nga LDK Marin Përgjokaj, përfaqësuesi nga AAK Agim Muçaj Derisa nga NISMA fjalën e rastit mbajti Shukri Quni. Nga komuniteti turk ka përshëndetur Ertan Simtiqi.Kurse nga komuniteti boshnjak përshëndeti Sead Arifi.
Në emër të komunës përshëndeti nënkryetari Kujtim Gashi, edhe në emër të krytarit Totaj tha se sot jemi këtu të përkujtojmë njërën nga betejat më të lavdishme ët UÇK-së, ne Yemer të Drenicës në Prekaz u ngrit një shtëpi lirie, data 5 , 6 dhe 7 nuk janë ditë të thjeshta në kalendar, por janë datë që ndryshuan jetën në Kosovë. Sot , kur jemi këtu të lirë duhet të përkujtojmë familjen Jashari dhe UÇK-së dhe partnerëve ndërkombëtar.. tha mes tjerash nënkryetari/