Çaste poetike me poetin;Gazmend BEQAJ

Unë do të pres

Do të pres gjatë

Aq gjatë sa askush tjetër kurrë

S’ka pritur askë në jetë

Edhe nëse më zë shi kujtimesh

E atje diku pak përtej

Kodrave të premtimit tonë

Shfaqet ylberi

Me të gjitha ngjyrat e trishtimit

Unë do të pres

Se askush s’e ka ndjerë

Dhimbjen e dashurisë

Nëse nuk ka pritur

Me ngulm me durim

Deri në fund

Dashurinë

Që s’ka për të ardhur kurrë

/QendraPress/