Punëtori i sigurimit gjendet i vdekur në vendin e tij të punës në Prizren.

Një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Trupi i tij është dërguar për obduksion, njoftoi policia. “Rr. Tranziti i Ri, Prizren 15.03.2025 – 00:10. Raportohet se në vendin e tij të punës (sigurim fizik) viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.