Kryeministri Kurti gjatë përurimit të rrugës Korishë -Kabash,pohon se duhet bashkëpunim për Parkun e Biznesit në Prizren.

Foto nga arkivi
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti të shtunën në Prizren gjatë përurimit të rrugës Korishë- Kabash, në mes tjerash ka folur edhe për Parkun e Biznensit, të Prizrenit, që tashmë është nevojë dhe domosdoshmëri për Prizrenin siç ka theksuar qyztetin e dytë më të madh të Kosovës. Duke iu përgjegjur pyetjes se a mund të ndihmojë Qeveria në hapjen e këtij Parku në Prizren, pasi shpesh kuvendarët e LVV flasin pikëerisht për këtë zonë? Ai tha,se derisa ishin duke ngjitur kësaj rruge deputeti Artan Abrashi, më foli për këtë park të biznesit, Po, mund të them se ne edhe më herët por, edhe tani duhet të mundohemi që të punojmë për të hapur këtë Park biznesi, sepse kjo është domosdoshmëri ka potencuar ai. Pastaj ai ka premtuar se duhet një bashkëpunim duke dhënë dritën e gjelbërtë që në këtë drejtim komuna e Prizrenit të punojë më shpjetë për funksionalazimin e këtij parku që për Prizrenin pa dyshim që ka rëndësi primare për zhvillmin më të sukseshëm të biznesit./QendraPress/