Kryeministri Kurti dhe ministri Basha, përurojnë rrugën Korishë – Kabash, kryeministri kërkon nga PDK dhe LDK të japin tre emra për president

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri Dimal Basha,sot, kanë përuruar rrugën Korishë – Kabash,ku me këtë rast kryeministri tha se kjo rrugë ka koston 4 milion 100 mijë euro dhe është e gjatë 6. 7 kilometra . Kjo është në interes të qytetarëve dhe besojë se do ta shtojë përfitimet e këtyre banorëve si dhe fshatrat kësaj ane. Ministri Basha, me këtë rast tha se kjo rrugë më koston 4,1 milion euro dhe me gjatësi 6. 7 km do të bëhet dhe duhet falenderuar kryeministrin Kurti që vazhdimisht na përkrah dhe lidhur me këtë projket padyshim duhet falenderuar kryeministrin Kurti tha ministri Basha. Inserte Kryeministri Kurti me këtë rast ka bërë edhe një apel sa i përket zgjedhjes së Presidentit duke potencuar se ne tashmë kemi hequr dorë nga propozimet tona , por kërkojmë që PDK dhe LDK e ku edhe në do të jepnim nënshkrimet tona të zgjedhim presidentin, dhe pastaj vazhdoi .VV kërkon tre emra për president nga PDK e LDK: Të jenë jashtë skenës aktuale politike. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar dy partitë opozitare, Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të propozojnë tre emra për president, duke ofruar të gjitha nënshkrimet e deputetëve të kësaj partie dhe tërheqjen e kandidaturave të Glauk Konjufcës dhe Fatmire Mulhaxha-Kollçakut.Ata mund të mos takohen me mua por le të takohen mes vedi dhe të na sjellin tre emra meritor kandidatët duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë dhe jashtë skenës aktuale politike. Këta tre kandidatë duhet të jenë figura unifikuese, me integritet të lartë qytetar e kombëtar, me kontribut të dëshmuar në jetën profesionale dhe shoqërore, dhe jashtë skenës aktuale politike. Për këta të tre do të siguroheshin së paku 90 nënshkrime të deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Me atë rast, paraprakisht do të tërhiqeshin nga kandidatura Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës Glauk Konjufca e deputetja Dr. Fatmire Mulhaxha-Kollçaku”.tha kryeministri Kurti. /QendraPress/