Çaste poetike me poeten;-Besa Januzi REXHEPI

PËRSE KËSHTU

—————————–

Përse kjo zemër, nuk është rehat?

Ethe e tmerre nuk kanë të ndalur,

Përse kështu retë e zeza pikojnë lot

Padrejtësia ka arritur deri në qiell.

Përse kështu shpirtin mundoj,

Përse ditët vijnë të zymta,

Ëndrrat më janë tretur diku,

Një tym i errët po na mbulon.

Vuajnë njerëz të pafajshëm,

Gra, fëmijë, të smuer e pleq,

Mërzitën për luftërat që bëhen në planet,

Bombat bien kudo edhe mbi njerëz!

Pabarazia, vende të ndryshme, shkatërroi,

Liri, paqe liri kudo në botë, brohorita,

Planetit Tokë, rreziku po i kanoset,

Ta shpëtojmë planetin tokë!!!

Tmerret e kësaj bote nuk kanë të ndalur,

Të jetojmë të lirë, në paqe e harmoni,

Të shikojmë pak më ndryshe,

Vetëm paqe e buzëqeshje të dhurojmë!!!

/QendraPress.com/