I jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit që u vra mbrëmë në Vushtrri

I është dhënë lamtumira e fundit 19 vjeçarit Ardit Zymerit, i cili u vra mbrëmë në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri. Lidhur me këtë rast për Indeksonline ka folur edhe xhaxhai i tij. Ai deklaroi se nuk e di se si ka ndodhur rasti, ndërsa familja tha se nuk ka pasur asnjë të keqe me askënd.Po ashtu sot gjatë ditës në Gjykatën Themelore të Mitrovicës u dërgua dorasi i rastit. Ai gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.