Çaste poetike me poeten :Age Bilani Luka

Po ushtrojnë toka e qielli,
i tundi malet amaneti,
besa e Zotit nëpër hava,
është lënë motit, sot ku aa!?
Po vajton toka e deti,
pse nuk shkon n’vend amaneti!?
Kanë qenë burra me plis n’kokë,
gjaku i tyre e vaditi këtë tokë.
Këtë tokë t’lashtë, këtë tokë t’bekume,
mos me e lënë ma të coptume,
se lezet ma nuk i ka djelmnisë,
me pas kufij në mes Arbërisë.
Këtu ka gjuhë e histori,
ka kulturë e traditë,
fëmija në djep mbulue, thërret nanë,
amanetin mos me e harrue.
Mos te qendrojm ndar me kufi,
boll na ndanë me padrejtesi.
Se gjaku që derdhi shqiptari,
e ka shkru ARBERI me germa ari..
Gjaku i t’parve na thërret,
Ti bashkojmë trojet cep e n’cep,
ta flasim gjuhën me dashuri
E të valoje flamuri kuq e zi.
/QendraPress/