Çaste poetike me poetin:-Rexhep F. MORINA

NUK KA PUSHTET

—————————–

Nuk ka pushtet a lider, që zhbënë lirinë me rrënjë n’popull,

As po të ketë forcë, që hedh hapin me qëndrime paskrupull.

Nuk ka pushtet apo parti, që i ndryshon rrjedhën e historisë,

As po të jenë ato forca të turpit, që i shërbenin hegjemonisë.

Nuk ka pushtet a udhëheqës, që e përbaltin luftën çlirimtare,

As po të jenë forcat e errëta, që i përkrahën hordhitë barbare.

Nuk ka pushtet a kryetar, që do të ndaloj flamurin kombëtar,

As po të jenë forca, që e mbajnë pushtetin edhe lehin si zagar.

Nuk ka pushtet a kryeministër, që s’mbron çlirimtarët n’Hagë,

As po të jetë forcë dhe i gjithë fuqishëm, a ndonjë kolltukofag.

Nuk ka pushtet a president, që aprovon padrejtësinë e Evropës,

As po të ketë forcë, që verbërisht përulet para instinktit të lopës.

/QendraPress/