Në mbledhjen e sotme kuvendarët për Familjet e dëmtuara në natën e Vitit të Ri votuan, që vendimi t’i adresohet kryetarit të komunës.

Mbledhja e dytë e kuvendit e këtij viti e ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi e ku ishin prezentë 32 kuvendarë pos kuvendarëve ishte kryetari i komunës Shaqir Totaj, drejtorë të ekzekutivit. Fillimisht për rendin e ditës i njoftoi kryesuesja. Shukri Quni, kërkoi që këtij rendi i ditës të hyjë që post mortum të shpallet qytetar nderi Dr Shaqir Shehu nga Kukësi për kontributin e tij. Zyrtari ligjor dha sqarim se kjo duhet te kalohet në komisionet përkatëse, Rendi i ditës me këtë pikë të propozuar miratohet. Pika pyetjet kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme, Lidhur me këtë pikë folën kuvendarët ;Marin Përgjoka, Haziz Hodaj ,Karanfil Haxhillari, Selman Sokoli, Shqipe Shatri, Shukri Quni, Agim Muçaj, Bajram Kastrati, Ertan Simitçi ,Kujtesa Kabashi Shatri,Ymran Fusha, Naxhije Memaj, Ilir Gashi. Faruk Tahiri,Petrit Hoxha, Bujar Hasani,Alban Bislimaj, të cilët ngritën shumë çështje të ndryshme që lidhen me infrastrukturën si dhe zhvillimet tjera që bëhen në qytet dhe fshatra. Pas të gjitha këtyre ngritjeve të këtyre çështjeve kryetari Shaqir Totaj , falënderoi kuvendaret tha se unë i shënova disa ankesa, lidhur me referencat e paraqitura për kontratën ne nuk e nënshkruajmë atë kontratë. Lidhur me parkingun te shtëpia e bardhë nuk do të ketë qendër tregtare, Kurse lidhur me nënkalimin si premtim elektoral, procka në Gjonaj do të ndërtohet. Rrethë rrotullimet është trend botëror dhe praktike më e mirë. Pas kryetarit, përgjegjie të kuvendarëve iu dha drejtori i Shërbimeve publike Çelë Lamaj. Pastaj drejtori Ramadan Tarashaj tha për projektin e Nashecit premtoi se brenda dy muajve do te përfundoje. Lidhur me shqyrtimin dhe miratimin e Projektit të rregullores për transparence ne Komunën e Prizrenit. Lidhur me këtë pati edhe disa sugjerime pike e cila u miratua. Drejtoresha e DKA-së Luljeta Veselaj Gutaj paraqiti projektin e strategjisë për sigurinë në institucionet arsimore ne Komunën e Prizrenit . Pastaj kuvendarët Florin Ukaj,pyeti se a do te ketë pagesa për sigurime shkollash .U miratua me shumice votash Lidhur me raportin financiar referoi drejtori Sulltan Badallaj. Lidhur me këtë pike diskutuan kuvendaret: Haziz Hodaj,Faruk Tahiri,pati edhe diskutime tjera. Derisa pika lidhur me vlerësimin e dëmve nga fatkeqësia natyrore dhe fatkeqësit tjera dhe analiza e fundvitit nga fishekzjarret, drejtoresha sqaroi lidhur me financat kurse antëari i Komisionit z.Krasniqi, për vlerësimin e dëmeve natyrore dhe dëmeve tjera. Ilir Gashi pyeti a do te thotë se nuk kemi mundësi të ndihmojmë të dëmtuarit. Kurse për këtë temë kuvendarja Dafina Alishani, ka kërkuar që të ndihmohen ata të dëmtuar. Drejtori i Financave Sulltan Badallaj tha se ne mjetet ndahen vetëm pas një vendimi të marrë. Pastaj për këtë temë edhe shumë kuvendarë janë kyçur ne diskutime për të gjetur nj mundësi të ndihmohet të dëmtuarit e asaj fatkeqësie .Lidhur me raportin e punës së Komitetit për Shëndetësi u raportua. Lidhur me dekoratën që post mortum të shpallet qytetar nderi Dr Shaqir Shehu nga Kukësi për kontributin e tij ne këtë mbledhje u tha se me rregullore kjo duhet te dorëzohet tek komisioni përkatës./