Përurohet ura në Rogovë të Hasit – Kurti: Lajm i mirë për hasjanët, investim prej 989 mijë euro

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, përuruan urën e re në Rogovë të Hasit. Kontrata për ndërtim u nënshkrua në fund të vitit 2023, punimet nisën në prill 2024 dhe u përfunduan brenda një viti.
Kurti e cilësoi urën si një lajm të mirë për banorët e Hasit, duke theksuar se ajo lidh zonën me rrugën Gjakovë–Prizren. Ura është 134 metra e gjatë dhe 10 metra e gjerë – 6.5 metra për automjete dhe 3 metra për këmbësorë.
Ministri Aliu tha se ura dhe rruga ishin përgjegjësi e komunës, por u realizuan nga ministria, dhe theksoi rëndësinë e saj për lidhjen e Hasit me pjesën tjetër të vendit. Ai shtoi se ura ka pesë fusha nga 25 metra dhe u ndërtua me standarde të larta.