Ky është kardiokirurgun shqiptar në Gjermani që ka shpëtuar 6000 jetë dhe ka bërë 300 transplante të zemrës

Foto e gazetës”Shëndeti”
Ky është kardiokirurgun shqiptar në Gjermani që ka shpëtuar 6000 jetë dhe ka bërë 300 transplante të zemrës
I lindur më 5 qershor të vitit 1970, Bedri Ramadani shkollën fillore e ka kryer në Vaksincë – Llojan, derisa gjinmnazin gjatë viteve 1985-1989 në Kumanovë. Studimet e mjekësisë i ka nisur në vitin 1989 deri në vitin 1995 në Rijekë të Kroacisë.
Prej vitit 1995 jeton në Gjermani, ku pas mësimit të gjuhës gjermane edhe dhënies së provimit shteteror në Univerzitetin e Düsseldorfit, punesohet në Kliniken për Kirurgji dhe Traumatologji në St.Johannes Hospital në Duisburg.
Prej muajin shkurt të vitit 1999 deri në mars të vitit 2018 ka punuar në spitalin e Zemrës në Duisburg, derisa në shtator të vitit 2003 kryen edhe specializimin në Kardiokirurgji.
Prej muajit tetor të vitit 2017 deri në mars të vitit 2018 emërohet Kryeshef i Klinikes për Kardiokirurgji në Herzzentrum Duisburg pastaj në prill të vitit 2018 kalon në Kliniken e Kardiokirurgjisë pranë Univerzitetit të Düsseldorfit.
Deri më tani ka kryet mbi 6000 operacione në zemër edhe atë:
– ndërhyrjet minimalinvazive të valvulave të zemrës, posaçërisht rekonstrukcioni i valvulës mitrale, Disektionet (çarja) e Aortes, Transplantacionet e zemrës, Endokarditidi Infekcioz dhe shumë ndërhyrje të kombinuara në zemër.
Që nga rifillimi i programit të transplantit të zemrës në vitin 2010, Spitali Universitar Düsseldorf (UKD) është bërë një nga qendrat më të mëdha në Gjermani për këtë lloj procedure. Së fundmi është transplantuar zemra e 300-të. Kjo i shpëtoi jetën 62-vjeçarit Christian Grochol./Shëndeti/