Me shumicë votash votohet bartja e mjeteve të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025

Mbledhja e tretë e rregullt e Kuvendit Komunal,e ftuar nga kryesuesja Antigona Bytyçi e ku prezantuan 29 kuvendarë e ku ishine edhe kryetari Shaqir Totaj dhe nënkryetari Kujtim Gashi, Fillimisht ajo paraqiti rendin e ditës me 8 pika , Dy pikat e para u miratuan unanimisht, Derisa pika e tretë e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme, ku kuvendarët filluan me ngrtije të çështjeve filluar nga ; Bajram Kastrati, Karanfil Haxhillari, Ertan Simitçiu,Shukri Quni,Selman Sokolaj, Florent Ukaj,Petrit Hoxhaj,Agim Muçaj,Islam Thaçi. Pas ngritjes së këtyre çështjeve drejtoresha e Arsimit Lulejta Veselaj Gutaj, iu përgjigje çështjeve të ngritura për kulmin shkollës në Nashec, si dhe kuvendarëve të tjerë që lidhen më shkollat. Kryetari Totaj, sqaroi edhe një fakt se komuna fletë , gjuhën e fakteve. Drejtoresha Ramize Shala, dha sqarime lidhur me kamerat e sigurisë. Drejtori Adem Morina, dha sqarime lidhur me shtatoren e Presidentit Ibrahim Rugova. Pati kundërshtime mes kuvendarit Quni dhe drejtorit Morina , lidhur me mirëmbajtjet e lapidarëve të dëshmorëve.
Pika lidhur me bartjen e mjeteve dhe tejkalimin e të hyrave vetanake të vitit 2024 në vitin 2025, ku lidhur me këtë pika raportoi drejtori Sulltan Badallaj. Lidhur me këtë pika foli edhe kuvendari Karanfil Haxhillari, Dafina Alishani,Ertan Simitçi. Derisa lidhur me këtë pikë sqarime dhe edhe nënkryetari Gashi. Kujtesa Shatri,Selman Sokolaj, Ilir Gashi,
Pas të gjitha diskutimeve me shumicë votash kjo pikë miratohet.
Pika e pestë lidhur me kompensimi e dëmeve të shkaktuara nga shpërthimi aksidental i mjeteve piroteknike nënkryetari Kujtim Gashi sqaroi se një pjesë e këtij kompensimi do të bëhet nga zyra e kryetarit e pjesën tjetër besohet se do të plotësohet nga qeveria.Lidhur me këtë pikë diskutuan edhe ; Dafina Alishani,Florent Ukaj, Sokol Selmanaj,Karanfil Haxhillari,Bujar Hasani, drejtoresha Ramize Shala. Kjo pikë votohet unanimisht,pjese dytë nuk filloi për shkak të mungesës së kuorumit/QendraPress/