Kryetari Shaqir Totaj, nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me -Concordia Projekte -Shoqata Sociale.

Kryetari Shaqir Totaj nënshkroi sot Marrëveshje Bashkëpunimi me Concordia Projekte Shoqata Sociale për të ofruar shërbime sociale dhe arsimore për fëmijët, të rinjtë, gratë dhe familjet e cenueshme.

Ky bashkëpunim ka për qëllim fuqizimin e sistemit të mirëqenies lokale, për ta parandaluar braktisjen e shkollës, për ta mbështetur zhvillimin profesional të të rinjve dhe për t’i ndihmuar gratë dhe prindërit në përmirësimin e mirëqenies së tyre, me synim luftimin e varfërisë./Qendrapress/