15 vjet mosrritje e pagave, 15 minuta ndalesë – “Trainkos” proteston nesër në Fushë Kosovë

Foto nga arkivi

                 15 vjet mosrritje e pagave, 15 minuta ndalesë – “Trainkos” proteston nesër në Fushë Kosovë .Sindikata e Hekurudhave “Trainkos” do të organizojë një protestë nesër në orën 08:00 të mëngjesit, në stacionin hekurudhor të Fushë Kosovës.

Sipas burimeve të Telegrafit, protesta do të shoqërohet me ndalesën simbolike të trenit për rreth 15 minuta, si formë e shprehjes së pakënaqësisë së punëtorëve ndaj gjendjes aktuale ekonomike dhe sociale. Arsyeja kryesore e protestës është niveli i ulët i pagave, të cilat sipas përfaqësuesve sindikalë nuk janë rritur prej 15 vitesh. Protesta do të ketë përkrahjen edhe të Sindikatës së Hekurudhave “Infrakos”, e cila ka shprehur solidaritet me kolegët e tyre nga “Trainkos”. Të dy sindikatat kërkojnë nga autoritetet kompetente që të ndërmarrin hapa konkretë për përmirësimin e kushteve të punës dhe për sigurimin e një trajtimi më dinjitoz për punëtorët hekurudhorë. /Telegrafi/