Çaste poetike e fillim javës me poetin; Zymer H.HALITI

5 MAJI,DITA E DËSHMORËVE

DËSHMORËT NUK VDESIN

(Kushtuar dëshmorit Rexhep Bislimit nga Ferizaj )

—————————————

Herët kuptove se atdheu rënkonte

Të digjte zemra nga padrejtësitë

Shpejt me shokët ti bashkëpunove

Për t’i sjellë kësaj tokë një ditë lirinë.

Nuk iu trembe kurrë armikut barbar

Natë e ditë ishe në shërbim të atdheut

Me ty krenohej gjithë populli shqiptar

Trim i madh luftëtar,nip i Skënderbeut.

Dhe kur krisi pushka e lirisë për çlirim

Ti shpejt u radhite në Ushtrinë Clirimtare

Për Ty o trim ishte i shenjtë një qëllim

Do luftosh deri në çlirimin e tokës Dardane.

Armiqtë ta kishin frikën dhe të bënë pusi

Si gueril veprove edhe brenda qytetit…

Por,Ti nuk. vdiqe u flijove për këtë Liri

Martir i pavdekshëm mbete simbol i unitetit.

/QendraPress/