Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Lavdi dëshmorëve.

—————————

Kush e puthi tokë e gur

përmbi jetën vu vatan?

Besëlidhurit me flamur,

varur plumbat në gjerdanë.

Kush u bë shqiponjë mali

me dhanë jetën për liri?

U bë baba edhe djali,

vasha pa bërë nusëri.

Kush ia ndjeu erën barotit

pa ia larë fytyrën vesa?

Trimat gjak prej Kastriotit

me stërnipa e stërmbesa.

Ç’është 5- Maji pyet zemra

pyet loti,rrënja e pragu?

Janë të gjallët nëpër këngë

është e sotmja lavdi gjaku.

Ç’është dhimbja, ç’është vlaga

ku ta gjejmë pakëz nder?

Ku mëkon loti e plaga

s’do ketë më trima të tjerë.

Ju tradhtarë, politikanë

ju të shiturit e të ligjtë.

S’është atdheu për mjeranë

që e ndajnë me armiqtë.

Ndaj, ngrehuni e shporruni

hiqni zhul e kollare.

Lërini eshtrat të prehen

me kurora përmbi varre.

/QendraPress/