Nesër përkujtohen Dëshmorët e lirisë; Nexhat Fanaj , Beamir Memaj dhe Hajdin Rramanaj

Kryetari i OVL-së Dega në Prizren Isa Berisha, njofton se nesër përkujtohen Dëshmorët e lirisë; Nexhat Fanaj , Beamir Memaj dhe Hajdin Rramanaj. Ai për Rtv ‘’Besa’
Njofton familjarë të dëshmorëve, invalidë e veteranë të UÇK-së, si dhe të nderuar qytetarë,
Ju ftojmë të merrni pjesë në përkujtimin e Betejës së Buqës, e cila u zhvillua më 28 korrik 1998, kur një grup ushtarësh të UÇK-së, duke u kthyer nga Shqipëria pasi kishin siguruar armatim, ranë në një pritë të armikut.
Në këtë betejë ranë heroikisht në altarin e lirisë dëshmorët Nexhat Fanaj dhe Beamir Memaj, ndërsa gjatë luftës, në vitin 1999, ra heroikisht edhe Hajdin Rramanaj, nga fshati Kobajë.
Me respekt e mirënjohje të përjetshme për sakrificën e tyre, ju ftojmë të bëheni pjesë e kësaj dite përkujtimore, për të nderuar veprën dhe idealin për të cilin ata dhanë jetën.
Ku në ora 10 fillon meë hoamyhe në varreyate dëshmorëve në Landovicë e pastaj viyitohen vendete rënies së këtzre dëshmorëve duke filluar nga gshatio Kobajë në 10 e 40 për rë vajduar edhe në vendet tjera./QendraPress/