Përurohet projekti rregullimi i ambientit rreth hapësirave te Gurra në fshatin Poslishtë,apo ”Syri i kaltër”, i Kosovës.

Përurohet projekti rregullimi i ambientit rreth hapësirave te Gurra në fshatin Poslishtë, apo ndryshe siç mund ta quajnë ‘’Syri i kaltër ‘’ i Kosovës. Me këtë rast kryetari total tha se sot jemi këtu ku përmes drejtorisë së turizmit kemi investuar këtu mbi 120 mijë euro dhe kemi krijuar hapësira të bukura relaksimi, po kushti do të vazhdojmë në këtë drejtim të japim edhe më shumë kontribut për qytetarët tanë tha ai. Drejtori i Turizmit dhe zhvillimit ekonomik Ramadan Tarashaj, tha se ky është njëri nga projekt e shumta që ne tashmë pi i realizojmë. Kurse këtu mund të them se ditëve të vikendit vihet për relaksim, por edhe për shërim sepse uji i kësaj gurre është shërues tha ai,
Kurse Shani Osmanaj, banorë i këtij fshati dhe mësuesi i parë në këtë fshat, tregon se si ka filluar mësimi i klasave të para këtu . Kurse ai pohon se ky ujë është ujë shërues kundër reumatizmit dhe temperatura e këtij uji është standard si ne vee e në dimër. Tashmë në hapësirat e gurrës në Poslishtë janë krijuar hapësira të bukura relaksuese pa dyshim se kjo an jep edhe kujtimin ” Syrit të kaltër” që është në Shqipëri këtu është i njëjtë në Kosovë./QendraPress/