Drejtori Çelë Lamaj, pohon, se  këtë vit  do të funksionalizohen hapësira për varret  në Landovicë.

            Draft Rregullore për varrim dhe Mirëmbajtjen e varrezave të reja të Prizrenit në  Landovicë.  Këtë takim e hapi Ymer Berisha, i cili njoftoi lidhur me këtë dokument që  po diskutohet sot. Në këtë takim morri pjesë edhe drejtori Çelë Lamaj, drejtor i Shërbimeve Publike dhe stafi profesional i kësaj drejtorie deri më datën 20 maj,  pranohen  edhe propozime tjera.

Drejtori Çelë Lamaj,  tha se sot,  kemi një draft rregullore  dhe  tashmë  nevojat  janë  domosdoshmëri,Me ardhjen  në  qeveri kryetari Totaj, dhe presim që  gjatë këtij viti do të rregullohet .Pas shumë diskutimeve kemi ardhur deri në këtë  ditë   dhe  besojmë se së shpejti  do të  gjejnë  dhe e kanë gjetur lokacionin e përshtatshëm. Lokacioni prej 55 hektarëve hapësire të  konsideruar.  Me këtë rast apelojë  edhe komunitetin  fetar që sa më parë  të  ofrojnë edhe sugjerimet e  tyre për këtë draft rregullore  tha drejtori Lamaj. Besim Kryeziu, nga  komuniteti protestantë tha se nuk ka pasur njoftim lidhur me këtë draft Rregullore. Drejtori Lamaj tha se  besojë se do të  keni  mundësi plotësimi për këtë.

Derisa  drejtori Lamaj  për mikrofonin tonë  tha se  këtë vit,besojnë se do të  funksionalizohen hapësirat  për varrezat e reja .E besohet se edhe tashmë edhe  kompania përfituese  për këtë destinim  do të  jep maksimumin e mundshëm./QendraPress/