Çaste poetike me poeten:-Marjeta Shatro RRAPAJ

TALLAZE FUSHATASH

———————————————–

Goditen mendimet në portën e shpirtit
Mendime të trazuara ngrenë mijëra pikëpyetje
Edhe sa do të kryqëzohet shpresa e vendit?!

Koka të zbrazura nga dija ulërasin për liderët
Valët e dëshpërimit të të varfërve përplasen kështjellës së krimit
Çmenduria praktikon oratorinë me skllevrit e përulur të interesit.

/QendraPress/