Rënie e lehtë e temperaturave këtë javë.

Java në vijim do të sjellë një freskim të ndjeshëm të motit, me ulje të temperaturave deri në 6 gradë Celsius.

Përjashtim do të bëjë dita e mërkurë, kur parashihen reshje të izoluara shiu dhe mundësi për breshër në disa rajone.

Parashikimi për pesë ditë:

E hënë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimet e ndryshme.

E martë – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

E mërkurë – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat në pjesën e dytë të ditës në disa zona të kufizuara mund të sjellin reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga veriperëndimi.

E enjte – Mot me diell dhe pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriperëndimi me shpejtësi një deri në katër metra për sekondë.

E premte – Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme./Telegrafi/