Shkolla “Motrat Qiriazi’ shënoi 60 vjetorin e punës me moton- 60 vite dritë e dituri.

Sot ne shtëpinë e kulturës “Xhemajli Berisha’ shkolla “Motrat Qiriazi’ ne Prizren .shënoi 60 vjetorin e punës me moton ” 60 vite dritë e dituri.”Pos mysafirëve te shumtë këtë festë e nderoi edhe kryekonsulli i Turqisë ne Prizren Xhelal Dojan .përfaqësues te KFOR – It turk,nga DKA e Prizrenit, drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj.nga TIKA zonj. Fula Asllan , drejtor shkollash ,veteranë të arsimit dhe prindër e nxënës të shumtë. Nxënësit e filluan festimin me intonimin e himneve shkolla ka botuar edhe revistën e parë të kësaj shkolle “Mozaik i dijes” .Lidhur me historikun e kësaj shkolle ka folur drejtori i kësaj vatre shkollore ,Ekrem Bajraktari i cili ne mes tjerash tha. Kjo ngjarje është rast ti rikujtojmë te kaluarën e fillet e kësaj shkolle duke rikujtuar shkollën e Miserlinjeve si shkolle e pare e kësaj shkolle. Duke veçuar edhe udhëheqjen e pare te kësaj shkolle Talat Paqarizi e Rafet Kiseri. Kjo shkolle bashe është një ure dhe është kujtesa e je historie te lavdishme per Prizrenin.Emri qe mban shkolla jone është përtej vetme emrit por është nje guxim.Falenderim per DKA qe e përkrah këtë shkolle çdo here me kabinete e ndihma tjera .pastaj kryekonsullin per kabinetin e robotikes dhe Tika qe ka lene gjurme te pashlyer ne këtë shkolle.tha ai.Drejtoresha e arsimit në Prizren Luljeta Veselaj Gutaj ,tha është kënaqësi dhe krenari qe sot festojmë punën e palodhur nder vite per te gjithë ata .Te gjitha profesionet janë te nderuara por ajo e mësuesit është mision e mbi te gjitha vete e ardhmja. Shkolla do te fitoje renovim të tërësishëm nga viti 2026 është projekt i DKA- se .Kurse nga java qe vije digjitalizimi i shkollave ne Prizren tha drejtoresha. Ku programi filloi me paraqiten e përmbledhur ne një paraqitje filmike që nga fillimi i funksionimit të kësaj shkolle..Kurse pas kësaj nxënësit e shkollës ne tri gjuhe ne atë shqipe,turke dhe boshnjake paraqiten poezi këngë valle ne tri gjuhet me te cilat funksionon kjo vatër shkollore. Insert Në shenjë nderimi për punën angazhimin dhe përkujdesjen qe kane treguar për këtë shkolle u ndanë mirënjohje./QendraPress/