E mërkura poetike me poetin:-Feim BLLACA

TRI FARA PËRTEJ LUMIT
————————————
Jam lumë që bart hëna nëpër brigje té heshtura,
dy degë më kanë çelur nga tri trëndëfila të bardhë;
por një urë ende pret hapin e një pranvere,
një fole pa zog rri zgjuar nën yllin e vonuar.
Në grykën time pres tri fara lisash të rinjë,
t’i dëgjoj si këngë të fshehura nën rrjedhën e gurit;
atëherë deti do të më thërrasë me zë të qetë,
e lumi.do të flejë i plotë në gjirin e amshimit.
/QendraPress/