Çaste poetike me poetin;-Nexhbedin BASHA

KALI DHE PREHISTORIA…!

———————————————

Një dritë Hëne ra nën qiellin pa re,

Mbi syrin fisnik të kalit në fluturim,

Si stuhi lëviz gjurmë kudo le,

Syri i tij vigjilent ndrin si një yll.

Në legjenda kali një lajms i vlerë,

Si vetëtimë lëviz në zheg e suferinë,

Portreti i tij derdhur në bronz e pikturuar me penel,

Në vargje poeti ja rrit madhështinë.

Një kalë të bardhë fisnik kisha dikur,

E llastoja si një fëmijë plot gëzim,

Kur vraponte bjeshkëve të Korabit kish nur,

Në hipizëm ngjasonte me shqiponjën në fluturim.

Thonë emri i kalit ka origjinë ilire,

Gjurmët e tij vijnë nga Europa e lashtë,

I shenjti Abaz Ali fluturoi si shqipe,

U ngjit në malin Tomor hipur mbi kalin e bardhë.

Tre miq besnik ishin dikur….

Skënderbeu, kali i bardhë dhe shpata,

Si gjerdan ari lidhur për flamur,

Ardhur nga prehistoria për ditët e arta.

Një histori e lashtë lidhja kalë-njeri,

Si dy miq flasin me shenja e kode,

Rrugëve të Arbërit dëgjoj trokun e tij,

Dhe hingëllimën që jehon në male e hone.

Në harbim dikur kuajt ecnin në rrugë dhish,

Karvanët binin preh e kaçakëve në pritë,

Tash gjallojnë autostrada pranë malit në liri,

Dhe avion paqësor të NOTO-s në fluturim…

/QendraPress/