Prof. Dr,Zehadin Gashi, personalitet që kurdo e  kudo që është  ndihmon Kosovën.

  Nëse një personalitet i Prizrenit  pa lodhur asnjëherë e pa  bujë  pa shumë fjalë  e ndihmon Prizrenin dhe  Kosovën është  pikërisht prof dr Zehadin Gashi.  Një  personalitet që nderon  mësuesin e tij, profesorët, i nderon  të  gjithë  dhe ajo që e karakterizon këtë burrë  pa fjalë e me punë madhore është modestia e tij.  Nuk është vështirë kjo të dallohet. Unë kësaj radhe  mora vetëm dy postime të tija  për të dëshmuar modestin ë tij e në anën tjetër ndihmën e madhe që i bënë Kosovës. Profesor të lumtë, Por  herëve tjera sjelli të tjera dëshmi. E  para është kjo ‘’Vizitë tek Drejtori i Agjencisë së Barnave të Maqedonisë – një mik dhe koleg i çmuar .Pata kënaqësinë të realizoj një vizitë tek kolegu dhe miku im i nderuar, Drejtori i Agjencisë së Barnave të Maqedonisë, Mr.sc. Sabri Aliti, me bindjen e plotë se përvoja e tij profesionale, përkushtimi institucional dhe mbështetja e kolegëve dhe bashkëpunëtorëve do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të rëndësishme. Jam me besim të plotë se suksesi është i pashmangshëm.

E dyta

‘’Ajo që më shtyri të shkruaj këtë është debati që po zhvillohet pas panelit që moderova në konferencën “Përdorimi Racional i Barnave”. Fokusi i diskutimit ishte gjetja e zgjidhjeve për sfidat që sot rëndojnë profesionin e farmacistit dhe funksionimin e barnatoreve.

Është e qartë që qëllimi i debatit interpretohet ndryshe nga secili, sipas interesave të tyre, por unë jam i bindur që këto çështje janë probleme reale që duhet t’i adresojmë për ta vendosur farmacinë në binarët e saj profesionale.

Në debat ngritëm disa çështje kyçe, si:

• Funksionimi i barnatoreve pa praninë e farmacistit;

• Pasojat e tregut të zi të barnave;

• Sfida të tranzicionit, veçanërisht në nivelizimin e çmimeve të barnave;

• Mospërfshirja e farmacistit në vendimmarrjen profesionale në institucionet shëndetësore sekundare dhe terciare;

• Pozicioni i farmacistit dhe barnatores në raport me sigurimet shëndetësore që pritet të implementohen;

• Pasojat e moszbatimit të praktikës profesionale dhe mungesës së edukimit të vazhdueshëm në formimin tonë profesional.

Nuk di nëse për disa këto pyetje janë të pa rëndësishme, por mendoj se janë thelbësore.

Nëse farmacistët nuk e ngritin zërin e tyre në mënyrë të unifikuar dhe të fuqishme, rrezikojmë që profesioni të reduktohet në një rol të thjeshtë shitësi, ku barnat shihen vetëm si mall për shitje dhe pacienti si një konsumator në nevojë.

Është koha të mbrojmë rolin tonë profesional dhe të kërkojmë respektin dhe vlerësimin që meritojmë.’’/QendraPres/