Çaste poetike me poetin;- Zymer H.HALITI

AFËR LUMIT I ETUR

————————————-

Aty afër lumit qëndroja i vetmuar

Duke sodit fluturat si endeshin…

Të prisja ty,atë ditë,për të takuar

Minutat nê ikje më çmendëshin.

Dhe më në fund dikur erdhe

Rrezet e diellit filluan ndriçimin

Sa ëmbël m’joshe,më shpërbleve

Ato çaste më kënaqe shpirtin…

Aty afër lumit filloi një jetë e re

U betuam se do të kemi besim

Dëshmitarë kishim zogj e gurë ne

Që jeta të vazhdonte me shkëlqim.

Ai lumi ende gjarpëron me gurgullimë

Dhe jeta e jonë filloi të lulëzojë bukur

Edhe sot kujtoj ata zogj me cicërimë

Tek ne qëndronim aty diku të strukur.

/QendraPress/