Për herë të 35-të dështoi të konstituohet Kuvendi i Kosovës.

Mbajtja e seancave janë bërë vetëm çështje procedure çdo 48 orë dhe jo përpjekje reale për konstituim. Kryesuesi Avni Dehari kërkoi emrat e anëtarëve nga partitë politike për Komisionin zgjedhor që do të mundësonte votimin e fshehtë për kryetar të Kuvendit, por partitë nuk dhanë propozimet e tyre.
“51 për, kundër 1, abstenime nuk kemi… Nuk kemi kuorum, ndërpritet seanca”, tha ai.
Dehari njoftoi se seanca e radhës është pas 48 orëve, të hënën më 23 qershor në ora 11:00.
Vendi vazhdon të mbetet në ngërç politik tash e disa muaj, ndërsa zgjedhjet parlamentare janë mbajtur më 9 shkurt.
Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar deputeten Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit, emër ky i papranueshëm për partitë tjera.
Nga PDK dhe AAK kanë kërkuar që të propozohet emër tjetër për kryeparlamentar pasi sipas tyre Haxhiu nuk është emër unifikues. Ndërkaq, LDK ka theksuar se nuk do ta votojë asnjë kandidat të LVV-së.
AAK që disa javë ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese edhe propozimin e LVV-së dhe mbeten deri te ky kuvend. Ngërçi nuk dihet se si do të tejkalohet,por kështu po pëson Kosova . Deri kur mund të vazhdojë ky ngërç mbetet të shihet??!!.