Fryma poetike e së dielës me poeten;- Abide Peci GASHI

ZEMRA E PËRGJYSMUAR
—————————–
Muaj dhe javë në kurbet,
malli shumë më ka marrë,
Shëtis bulevardet edhe sheshet
Diellit këtu i mungojnë rrezet!
Mbrëmjeve gjatë në netët e vona,
qëndroj duke e soditur lart qiellin,
Më mungon drita që rrezaton Hëna,
as kur bie shi se shoh Ylberin!
Më ka marrë malli për Vendlindje,
për fushat dhe male, ara dhe pyje,
Për njerëzit e mi dhe për familje,
për cicërimat e mëngjeseve,
dhe për natën me yje!
Zemra ime e përgjysmuar,
gjysma mbetur atje pas,
Pjesa tjetër në kurbet,
ndarja e saj donë të më pëlcas!
/QendraPress/