Fryma poetike e së dielës me poeten;- Marigona ZEKAJ

Bëhu edhe ti…
———————.
E lodhur, por e padorëzuar
E ftohur s’jam, por e pjekur
E pabesë jo, kam nën kontroll besimin
Nervozizëm jo është seriozitet
Mendjemadhësi s’kam, por kam paqe me veten
E injoruar- për t’u ngritur.
E kritikuar -për të qenë një hap para kritikuesit
E padashur- s’jam zgjedh vetë kë ta dua
E pashoqëruar -s’jam , s’dua shoqëri si era
E paditur – jo thjesht dua të di më shumë
E heshtur -po jam sepse tashmë e di çka dua!
/QendraPress/