Fryma poetike e së dielës me poeten;- Drita Rubjeka ZENELI

Dielli u zgjua,
——————————-
Rrezet më të gjata në ditën e muzikës zbriti,
Si tela të harpës që rrëshqasin në një kënd me tingullin,
Aliazh tingujsh në zenitin qiellor ,
Festival notash që rrezojnë ditën e gjatë,
Më të gjatën e vitit,
Festë tingujsh lart,
Ndër yjet që ndriçojnë natën e shkurtër,
Më të shkurtër të vitit,
Aliazh hyjnor i Krijuesit,
Liturgji hyjnore,
Notat,
Rrezet,
Yjet,
Festojnë tingujt e jetës,
Muzikën e përjetësisë,
Edhe të përtej jetës,
Aliazh hyjnor.
/QendraPress/