Fryma poetike e së dielës me artisten-poeten;Mim MARJANAKU

” Forme”
Atë natë
më mbështolli
me plastelinë —
dhe aty
u derdh në formë.
Tani
dua t’ia shkul trupit,
por s’mundem.
Është pjekur.
Të ngjaj?
A më ngjan?
Je ti,
apo unë?
Apo unë ti
e ti unē?
A thjesht formë?
M.M 22/06/2025
/QendraPress/