Çaste poetike me poeten;Farie BISHA

Në heshtje…

——————

dy të dashuruar kuptohen më

mirë se me një mijë fjalë.

Ka heshtje që flet,

ka heshtje që bën zhurmë

 më shumë se tingujt e kambanave.

 Heshtje që jetohen,

 heshtje që shijohen,

 heshtje që mendohen në heshtje.

 Lutje e shpresë në heshtje,

zhgënjim apo gënjeshtër e heshtur…

Sa shumë flet heshtja,

 sa shumë tregon,

sa shumë dëshiron të thotë dhe prapë,

rri në heshtje.

 E bekuar qoftë ajo heshtje që dashuron.

/QendraPress/