Kryetari Totaj proti sot alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi.

Kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, priti sot, alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi. Po kështu kanë bashkëbiseduar edhe për garat ndërkombëtare të vrapimit malor ultra-trail sidhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, Ai në faqen e e tij elektronike ka shkruar;
‘’Mirëprita sot alpinisten e njohur, Uta Ibrahimi, me të cilën biseduam për organizimin e edicionit të sivjetmë të High Scardus Ultra, garës ndërkombëtare të vrapimit malor ultra-trail që do të mbahet më 5 shtator në Malet e Sharrit, duke lidhur Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.
Kjo garë, e para ndërkufitare e këtij lloji në Ballkan, ka shndërruar Malet e Sharrit në destinacion të rëndësishëm për sportin e aventurës dhe turizmin malor, ku do të marrin pjesë vrapues nga më shumë se 15 shtete.
Rikonfirmova mbështetjen e Komunës së Prizrenit për këtë ngjarje të veçantë, e cila promovon Prizrenin dhe bukuritë e Sharrit në arenën ndërkombëtare. Uroj që edhe ky edicion të jetë një tjetër histori suksesi.’’, Të thuash asnjë ditë nuk kalon që i pari i komunës së Prizrenit të mos presë ndonjë pesonalitet apo ambasador të akredituar në Kosovë./QendraPress/