Fryma poetike e së dielës me poetin;-Rexhep F .MORINA

ZAMBAKU I BUKUR
—————————————
Zambaku i bardhë çeli herët një mëngjes,
Sapo dolën rrezet duket mbuluar me vesë.
Shkëlqen në atë vend me dritë të argjendit,
Zambaku magji plot në qytetin e Prizrenit.
Kush e mbolli vallë, aty afër Lumbardhit?
Cila dorë e artë, hodhi farën e zambakut?
Thonë ishte vasha, djalin e ëndrrës priste.
Dashuria e shenjtë, në shpirt po e moliste,
E priste nëpër stinë, nga pranvera në dimër,
Sa dhe zërin e zogjve ua dallonte në timbër.
Kështu vitet ikën, koha s’ia solli kurrë fatin,
Veç zambaku i bukur ia mbuloi tërë shtatin.
/QendraPress/