Çaste poetike me poeten;-Mirushe H. MUSA

Gryka e Vajes :

——————————-

Tek prroi i “Drojës”, atje në thellësi,

E tmerrshme kishte ndodhur një tragjedi,

Uji kthjellët gjak kishte rrjedhë,

Nëntëdhjetë vasha u bën legjendë.

Mjegulla mbushi hapësirën turbullirë,

Retë e zeza sollën veç errësirë,

Turqit vrisnin, kallnin fusha dhe ara,

Shkatërronin gjithçka që gjenin përpara.

Heshtja ra mbi “shkëmbin e Vajes”,

Era u shushuriste lisave me trishtim,

Erë tragjedie vinte nga bjeshka ,

Turqit rrethuan gra e vajza të reja.

Nëntëdhjetë gra e vajza arbërore,

U ngjitën malit, grykës shkëmbore,

Të kapura në valle ato heroina ,

Me këngën e diellit ranë në gremina.

Gryka e Krujës legjendë këndon ,

Për lulëkuqet poshtë nën shkëmb,

U këndojnë zogjtë e dallëndyshe,

Ku prehen shpirtrat e vashave martire.

Në shtratin e hënës flejnë përherë,

Me yjet shoqërohen natë për natë,

Në çdo stinë lulëzojnë pranverë,

Nën shkëmbinj çelin zambak të bardhë.

&    &   &

16 qershor 1478 – Shkëmbi i Vajes Krujë.

U flijuan 90 vasha arbërore !

/QendraPress/