Shkurorëzimet në Kosovë 2024: Prizreni kryeson me numrin më të madh të rasteve

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat për shkurorëzimet në vend gjatë vitit 2024. Sipas raportit të ASK-së, gjatë këtij viti janë regjistruar gjithsej 2,146 raste të shkurorëzimeve, duke shënuar një ulje prej 3% ose 66 raste më pak krahasuar me vitin 2023, shkruan Gazeta Sinjali.