Çaste poetike me poeten;-Shpresa Gashi ZURNACI

LETER NENES
————————–
E dashura nënë
Me ty qelë sytë e mëngjeseve te mia
të përqafoj përmallshëm në zgjimin e hershem̈m
me mallin tënde shpërlaj faqet nga zjarrmia
dhe te nise te falat me dallëndyshet e mëngjesit
Mbi ballin tim plot mall ve dorën tende
dhe mbylle sytë e udhëtoj neper kujtime
përpiqem te ndjeje aromën tende
dhe çmallet endrrave te rinise time
Dhe ditën e nise me ty e hapat e tua
atje në Prizrenin tim plot bukuri
Dhe eci e eci pa u ndalë nëpër ëndrra
symbyllas e vetmuar në largësi
Nga letra kujtimet pikojnë një nga një
pikojnë edhe këta yste e mi
te përqafoj permallshëm përmes vargut
dhe vije e heshtur prane teje,
te paktën mes vargjesh me ty të rri
të fala nënë…e jotja bije
/QendraPress/