Çaste poetike me poeten;-Lubi H.TOTA

Kur të dal në Peshkopi!
——————————————
Si vargmal më bëhet kanga
Kur merr vargu arratinë,
Për vendlindjen fort ma ka ënda,
T’ushtoj zani me çiftelinë .
Ja kam fal vargun artistit,
Ta përcjell me melodi ,
Se ky varg më del prej shpirtit,
Më jep jetë dhe krenari.
Për vatan do shkruaj gjithmonë,
Për të parët që s’jan më,
Për ta zani më ushton
Këngë e libra kurrë s’i lë.
Kur të dal në Peshkopi,
E të thith erë Blini,
Le t’ushtoj kënga për ty,
Melodinë e përcjell Drini.
Do t’i shkruaj Elez trimit,
Për vatanin derdhi gjak,
Do t’nis këngën n’breg të Drinit,
E t’gjëmoj deri n’ Korab,
Ti kujtojn me krenari
Çdo dëshmorë që derdhi gjak,
Nuk ka kund , Dibër, si t’i
Me nëntë male e me bajrak.
Do t’ia them gjithmonë këngës,
Me ty vargun do ta nis,
Do mbledh lulet n’bjeshkë të Gramës,
Kurorë malli do t’ujdis.
Shkroi SULBIE .H. SHEHU
/QendraPress/