Fryma poetike  e së dielës me poeten;Nasia XHEMALAJ

MË BORXH KURRKUJT SI FAL…

——————————————–

Prit sot e prit nesër,

një vit kaloi dhe dy…

më nuk e prita borxhin ,

hallall o mik thashë në qetësi .

Unë heshta dhe binda vetveten ,

sikur mos ti kisha kurrë,

sikur të ndihmoja një të pastrehë,

a ndoshta një të sëmurë.

Por ,kur ai eshtë shëndosh,

dhe reklamon qefet e veta,

bindja më ngrihet në rrevoltë ,

dhe më vretë ndër brinjë sedra.

Mua s’mi fali kush,

mi fali djersa e ballit ,

ndaj vetes i vura kusht,

më borxh kurrkujt si fal.

**************************

E MIRA DHE E KEQJA.

————————————-

Të mira po munde bë,

dhe kurrë mos u pendo ,

drita në errësirë që sheh çdo gur në rrugë,

sikur ndërtuar ke një urë mbi lumë.

E keqja vret si gurë,

jo vetëm vesi por dhe fjala ,

e mira dhe e keqja lindur binjake,

e Mira ,e jetës ,kryefjala.

/QendraPress/