Çaste poetike me poeten;- Emine Konushevci -DURMISHI

Në Heshtjen Tënde
————————————-
Në heshtjen tënde unë ende të dëgjoj,
Një zë i padukshëm në shpirt më vjen
Si jehonë e largët që prehje dot nuk gjen
Më flet pa fjalë, e pa duar më përkëdhel
Të kërkova në verë, në shi, e çdo stinë,
Në natë të pafund në diellin kur lind
Por ti ishe hije që ikte dal ngadalë
Në sytë e kujtesës, mbete e paparë
Ndoshta s’ishte fati, ndoshta ishte koha,
Që s’na fali ne, atë çfarë deshëm shumë.
Një çast i paharruar, një botë e përbashkët,
Që u fundos si valë jete dikund në një lum
E sot, kur gjithçka është larg, është vonë,
Unë ende të ndjej si një plagë në kraharor
Në çdo buzëqeshje që kurrë nuk buzëqeshi,
Në çdo përqafim që kjo zemra ime deshti
Në heshtjen tënde, unë ende të dua,
Me një dashuri që nuk ka më emër.
Në një botë pa ty, çdo hap është i huaj,
Por kujtimi yt është dhimbje në zemër!
/QendraPress/